UBT News

Nagavci thotë se akoma ekziston një hendek i madh në punësimin e të rinjve pas shkollimit

Instituti Ed Guard të enjten ka bërë lansimin e studimeve gjurmuese, projekt ky i mbështetur nga Bashkimi Evropian për Aftësimin Profesional (AAP), rikualifikimin profesional dhe punësimin (ESVET PRO).

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci tha se akoma ekziston hendek i madh në punësimin e të rinjve pas shkollimit.

“Akoma ekziston një hendek i madh nëpër shkolla dhe rrugëtimi i të rinjve pas shkollimit në punësim mbetet akoma për t’u dëshiruar. Këta të rinj nuk kanë marrë një përgjigje për kërkesat e tyre dhe që kanë munguar shpeshherë. Me këto informata aftësimi profesional nëpër shkolla të jetë më produktiv. Përkushtimi jonë është që të japim të dhëna empirike dhe të përditësojmë kurrikulat”, tha Nagavci.

Drejtorit i Institutit EdGUARD, Rinor Qehaja tha këto studime paraqesin të dhëna që do t’u shërbejnë institucioneve në të ardhmen.

Exit mobile version