UBT News

Nagavci: S’mund të ketë unitet pa legjitimitet, vendit i duhen zgjedhje të reja

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci deklaroi se nuk mund të ketë unitet pa legjitimitet, dhe se vendit i duhen zgjedhje të reja.

Këto deklarata të Nagavcit erdhën pas thirrjeve të vazhdueshme që po bëhen për unitet pas zhvillimeve të fundit nga Gjykata Speciale.

“Ai duhet të jetë instrument në shërbim të një qëllimi. Nuk mund të këtë unitet rreth atyre që nuk kanë legjitimitet, e aq më pak rreth atyre që janë përgjegjës dhe shkaktarë për situatën sot. Janë bërë shumë gabime në të kaluarën në Kosovë e në dëm të saj nga ata që ishin dje e që vazhdojnë të jenë sot. Uniteti rreth klubit të stërvjetëruar politik do të ishte një tjetër gabim. Vendit i duhen zgjedhjet të reja sa më parë që mundësojnë krijimin e një boshti legjitim e të duhur për unitet”, shkroi ajo në Facebook./UBTNews

Exit mobile version