UBT News

Nagavci: Situata me COVID-19 alarmante, ka paqartësi me masat e reja

Në Kuvendin e Kosovës po mbahet debat parlamentar për situatën me COVID-19. Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, deklaroi se gjendja me COVID-19 është alarmante.

“Situata me pandeminë është përkeqësuar shumë, shifrat e larta e të infektuarve dhe vdekjeve janë alarmante. Për pesë ditë kemi rreth 4 mijë të infektuar dhe rreth 50 qytetarë kanë humbur jetën”, ka thënë Nagavci.

Nënkryetarja e Kuvendit deklaroi se Qeveria ka krijuar shumë paqartësi me masat e reja, po krijohen parregullsi, e siç u shpreh ajo ka edhe keqpërdorime./UBTNews

Exit mobile version