UBT News

Nagavci: Politikat reformuese në arsim u evidentuan në raportin evropian për Kosovën

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka veçuar disa nga gjetjet pozitive të raportit evropian për Kosovën, duke përmendur lansimin e strategjisë së arsimit 2022-2026, ku për herë të parë është përfshirë përdorimi i teknologjisë digjitale për përmirësimin e shërbimeve dhe cilësisë, mbështetjen që MASHTI në fushën STEP, si dhe marrëveshjen e fundit në kuadër të procesit të Berlinit, për njohjen e kualifikimit të lartë dhe njohjen e aftësime profesionale për mjekët, dentistët dhe arkitektët, e cila do të nis së zbatuari së shpejti.

Nagavci në një konferencë për media ka veçuar disa nga punët e kësaj ministrie në muajin e fundit, ku tha se aktualisht kanë të hapur tenderin për ndërtimin e katër çerdheve, derisa përmendi vendimin për ndarjen e 70 bursave për nxënësit në institucionet e arsimit dhe aftësimit profesional, në drejtimet deficitare dhe bursat për vajza në drejtimet teknike.

“Vendimin për ndarjen e bursave, për 70 bursa për nxënësit në institucionet e arsimit dhe aftësimit profesional, në drejtimet deficitare dhe bursat për vajza në drejtimet teknike. Vlera e bursave për nxënës do të jetë 500 euro për një vit shkollor dhe kjo po bëhet me synim të realizimit të objektivit tonë të lidhjes së arsimit me tregun e punës dhe përtej kësaj në forcimin e arsimit profesional”, tha ajo, duke shtuar se nga shtatori do të rrisin numrin e profileve të mësimit dual.

Ai njoftoj se kanë certifikuar 15 këshilltarë të karrierës të nivelit të pestë, si dhe kanë lansuar pakon ligjore për përmirësimin e cilësisë në shkolla, derisa u ndal edhe raporti evropian për Kosovën.

“Raporti evropian për Kosovën ka reflektuar se vendimet dhe politikat reformuese që po ndërmerren në fushën e arsimit janë evidentuar nga ky raport. Do të veçoja disa nga gjetjet pozitive për Kosovën. Në përgjithësi sa i përket arsimit, raporti përshëndet lanësimin e strategjisë së arsimit 2022-2026 me theksin që për herë të parë është përfshirë edhe përdorimi i teknologjisë digjitale për përmirësimin e shërbimeve dhe cilësisë në arsim si një nga pesë objektivat e saj, reflektuar në shtyllën e pestë të strategjisë. Gjithashtu, raporti faktin që MASHTI tash e dy vite me radhë ka përkrahur kryesisht vajzat dhe gratë, dhe në vitin e kaluar edhe djemtë në fushën STEP dhe mirëpret marrëveshjet e fundit në kuadër të procesit të Berlinit, për njohjen e kualifikimit të lartë dhe njohjen e aftësime profesionale për mjekët, dentistët dhe arkitektët”, tha ajo.

Nagavci u ndal edhe te orët e humbura për të cilat tha se të gjithë mësimdhënësit e kanë për obligim që t’i zëvendësojnë.

Exit mobile version