UBT News

Nagavci: Mbi 17 mijë mësimdhënës janë vaksinuar

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arijeta Rexhepi, ka pyetur ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, për përqindjen e të vaksinuarve nga mësimdhënësit.

Ministrja Nagavci tha se mbi 17 mijë mësimdhënës janë vaksinuar, dhe 12 mijë studentë, duke shtuar se më shumë se hezitim do e quante neglizhencë. Ajo ka bërë thirrje për ata mësimdhënës që deri më tani nuk janë vaksinuar, ta kryejnë sa më shpejtë vaksinimin.

Exit mobile version