Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, u ka bërë thirrje kryetarëve nga të gjitha komunat e Kosovës, t’i përgjigjen ftesës për bashkëpunim në ndërtimin e çerdheve të reja.
Nagavci tha se këtë e bëri përmes letrës së dërguar në të cilën ka kërkuar angazhimin e kryetarëve në mënyrë që të vazhdohet me procedura tjera.
“Sot kam nisur një letër tek të gjithë kryetarët e komunave për te kërkuar bashkëpunimin e tyre në ndërtimin e çerdheve. Përmes kësaj letre kam kërkuar që të angazhohen personalisht, në mënyrë qe të vazhdojmë në procese tjera”, u shpreh Nagavci në një konferencë për media.