UBT News

Nagavci jep detaje për 32 serbët që paguheshin pa punuar, thotë se janë rikthyer në punë

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci tha se 32 serbët që për vite me radhë janë paguar pa punuar, i janë rikthyer punës.

Nagavci në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike, ku është shqyrtuar Raporti i Auditimit për pasqyrat vjetore financiare të MAShTI-t për vitin 2021, sqaroi se ka kërkuar që ata të largoheshin nga listat qëkur e mori mandatin ajo.

“Në momentin që e kam marr detyrën kam konstatuar që janë 32 zyrtarë serbë që nuk iu dihet as kontakti. Që nga viti 2015 deri 2021 janë paguar pa asnjë analizë. Unë iu kam kërkuar që të hiqen nga listat, pas kësaj këta janë lajmëruar dhe kanë thënë që është dashur t’u ofrohen kushtet për punë dhe se asnjëherë nuk janë kontaktuar nga askush. Si ministri jemi siguruar që t’iu kërkojmë punë dhe llogari. Këtë zyrtarë i kryejnë punët dhe japin llogari çdo muaj. Konsideroj që kemi bërë një punë shumë të mirë”, ka thënë Nagavci.

Këto sqarime të ministres Nagavci erdhën pasiqë deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami e kritikoi ministren për pagesë të këtyre zyrtarëve.

Exit mobile version