UBT News

Myslimanët e Holandës frikësohen për të ardhmen pas rezultateve të zgjedhjeve

Geert Wilders e përshkroi si “dita më e bukur” e jetës politike të tij. Por për shumicën rreth Holandës, lajmet se partia e krahut të djathtë e Wilders-it, e cila shquhet si parti anti-islamike ka marrë shumicën e votave në zgjedhjet e fundit, ishte alarm për atë se çfarë e pret vendin që dikur konsiderohej si fener tolerance.

“Këto rezultate të zgjedhjeve janë shokuese për myslimanët e Holandës”, tha Muhsin Köktas nga Trupi Kontaktues për Myslimanët dhe Qeverinë.

“Nuk prisnim që një parti e tillë me programin që është kundër rregullave bazike të sundimit të ligjit të jetë kaq e madhe”, shtoi ai tutje.

Në krye të Partisë për Liri (PVV), Wilders ka kohë që e ka në shënjestër Islamin, duke e përshkruar atë si një ideologji fashiste të një “kulture të vonuar” dhe “fe të prapambetur”. Që nga viti 2004, ai ka qenë nën mbrojtjen e policisë dhe në vitin 2016 u dënua për diskriminim pasi i quajti marokenët “llum” në një tubim fushate.

Megjithëse ai u përpoq të zbuste retorikën e tij anti-islame në prag të zgjedhjeve, politika e tij parasheh ndalimin e xhamive, Kuranit dhe shamive islamike në ndërtesat qeveritare. Ndërsa fitimet e partisë së tij u publikuan të mërkurën mbrëma, Wilders u zotua të shtyjë politikat “brenda ligjit dhe kushtetutës”.

Stephan van Baarle, kreu i partisë për të drejtat e pakicave, Denk, refuzoi të uronte Wildersin për suksesin zgjedhor të PVV-së.

“Fakti që PVV është partia më e madhe është një kërcënim për një milion myslimanë holandezë”, i tha ai transmetuesit Nos./UBTNews/

Exit mobile version