UBT News

“Muzeu i Qytetërimeve Zezake”, kujtesë e Afrikës

Muzeu, i cili vizitohet nga shumë njerëz çdo vit, ekspozon shpikje dhe vepra që i përkasin civilizimit afrikan, veçanërisht në mjekësi, matematikë dhe letërsi.

Artefakte që lidhen me historinë, kulturën dhe artin e Afrikës gjenden të ekspozuara në “Muzeun e Qytetërimeve Zezake”, realizimi i të cilit zgjati më shumë se 50 vjet, e që ndodhet në kryeqytetin e Senegalit, Dakar, shkruan Anadolu Agency (AA).

“Muzeu i Qytetërimeve Zezake”, i cili u prezantua fillimisht në vitin 1966 gjatë periudhës së presidentit të parë të Senegalit, Leopold Sedar Senghor dhe themeli i të cilit u hodh gjatë kohës së presidentit të tretë, Abdoulaye Wade, u hap në vitin 2018, ndërkohë që ndërtimi u realizua me një mbështetje të Kinës prej 35 milionë dollarësh.

Muzeu, i cili vizitohet nga shumë njerëz çdo vit, ekspozon shpikje dhe vepra që i përkasin civilizimit afrikan, veçanërisht në mjekësi, matematikë dhe letërsi. Në mes të muzeut, është një figurë e madhe e pemës Baobab, një nga simbolet e Senegalit.

Kultura afrikane mund të shihet në të gjitha hapësirat në muze, i cili gjithashtu përfshin fotografi të njerëzve zezakë që kanë lënë gjurmë në historinë botërore në politikë, art dhe sport.

Muzeu përmban edhe skulptura dhe veshje që pasqyrojnë kulturën afrikane.

Në muze ekspozohen po ashtu artefakte që tregojnë kontributet e civilizimit afrikan në fushën e shkencës dhe teknologjisë nga epoka neolitike deri në epokën e hekurit.

Informacionet në lidhje me artefaktet e ekspozuara janë të disponueshme me përkthime në gjuhën frënge dhe atë kineze.

Exit mobile version