Kryetari në dorëheqje i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa nuk ka dashur të komentojë fitoren e Osmanit në këto zgjedhje.
“Unë nuk komentoj fitoret individuale, është çështje individuale, e respektoj votën për çdo njeri, jo vetëm për Vjosën”, deklaroi ai.
Vjosa Osmani ishte më e votuara në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit. Osmani gjithsej ka marrë 300 mijë e 788 vota./UBTNews