Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se çështja e presidentit duhet të zgjidhet pa shkuar në zgjedhje.
Sipas tij, javën e ardhshme do të mblidhen me kryesinë për të diskutuar rreth çështjes së presidentit.
“Nuk kemi biseduar për presidentin akoma. Por sipas nesh çështja e presidentit duhet të zgjidhet sa më shpejt, jo të shkojmë në zgjedhje. Në fillim të dhjetorit do të mblidhemi me kryesinë për të biseduar për presidentin”, deklaroi ai.
Tutje ai ka shtuar se brenda partisë ende nuk është përmendur ndonjë emër për president./UBTNews