Ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa, ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Lajmin e ka konfirmuar vetë Mustafa përmes një shkrimi në Facebook. Ai njoftoi se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe do të mundohet t’i kryejë të gjitha obligimet nga shtëpia.
Në fund Mustafa ka apeluar te qytetarët për kujdes.
“Puna e tyre e zellshme po na bën më të fortë në ballafaqimin tonë me armikun ndoshta më të rrezikshëm që jemi ballafaquar deri tani si qenie njerëzore. Prandaj, ruajeni shëndetin tuaj, të afërmve dhe të gjithë të tjerëve që ju rrethojnë.Ta japim edhe ne të tjerët ndihmën dhe kontributin tonë sado të vogël, që ta ndihmojmë punonjësin shëndetësor ta luftojë virusin Covid-19”, shkroi Mustafa në Facebook./UBTNews