Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka paralajmëruar se vazhdimi i bllokadës institucionale mund të rezultojë me zgjedhje të parakohshme. Ai tha se situata aktuale nuk i shërben vendit dhe theksoi nevojën për një zgjidhje politike gjithëpërfshirëse.
“Bllokada 48-orëshe do ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme të reja”, deklaroi Mustafa, pas dështimit të 29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Sipas tij, përsëritja e zgjedhjeve nuk është në interes të Kosovës. “Përsëritja e zgjedhjeve është gjëja e fundit që i duhet Kosovës”, shtoi ai.