Lideri i LDK-së, Isa Mustafa mohon të jetë diskutuar për postin e presidentit në takimin e sotëm me liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj dhe me atë të Nismës, Fatmir Limaj.
Mustafa deklaroi se në këtë takim u diskutua për buxhetin, e jo për postin e presidentit.
“Nuk kemi diskutuar për presidentin. Kemi parë të nevojshme që të ulemi, të bisedojmë e të përgatitemi për buxhetin. Kjo çështje nuk është mirë të hapet, sepse kemi një president në zyre. Nëse dështojmë të zgjedhim presidentin, të gjithë jemi të gatshëm të shkojmë në zgjedhje”, ka thënë Mustafa.