UBT News

Mustafa: Njeriu i rrethit të ngushtë të LVV-së ka blerë energji të lirë natën e na e ka shitur shtrenjtë ditën

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa ka thënë se ambasadori Martin Berishaj duhet të kthehet sa më parë në Kosovë dhe të raportojë në Kuvend, Presidencë e Ministri të Jashtme ndërkohë që organet e drejtësisë do të bënin punën e tyre.

Në seancën e Kuvendit të Kosovës, Mustafa ka thënë se Berishaj si njeri i afërt me Lëvizjen Vetëvendosje ka përfituar dhjetëra miliona euro duke blerë energji të lirë natën dhe duke e shitur shtrenjtë në Kosovë.

“Përderisa njeriu i rrethit të ngushtë të LVV-së përfiton dhjetëra miliona euro duke blerë energji të lirë natën e duke na e shitur shtrenjtë ditën, Qeveria ndan 120 milionë euro subvencione për të mbuluar saktësisht këto përfitime. Prandaj dhe është e qartë pse ministri i Financave nuk guxon t’i publikojë listat se kujt i janë ndarë dhe paguar ato 120 milionë euro subvencione. Por tash qytetarët e kanë saktësisht të qartë se ku kanë shkuar ato para. Dhe në fund përsëri komisariatet e partisë vendosen t’u besojnë fjalëve të ambasadorit dhe se kjo temë duhet mbyllur me kaq. Më së paku kjo temë duhet mbyllur me kaq. Ambasadori, njeri i rrethit te ngushtë të LVV-së, duhet të kthehet në Kosovë të raportojë në Ministrinë e Punëve të Jashtme, në Presidencë, Kuvend dhe tek organet e rendit dhe ligjit”, ka thënë ai.

Exit mobile version