UBT News

Mustafa në Hagë, nuk deklarohet rreth aktakuzës

Në Hagë ka nisur seanca ndaj ish-shefit të Inteligjencës në Forcën e Sigurisë së Kosovës, Sali Mustafës. Gjatë kësaj seance është lexuar aktakuza ndaj tij.

Mustafa nuk pranoi të deklarohet rreth akuzave ndaj tij.

“Nuk do të deklarohem sot, do të konsultohem me avokatin”, deklaroi ai.

Mustafa ishte arrestuar më 24 shtator nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në bazë të një fletarrestimi, urdhri për transferim dhe aktakuzës së konfirmuar, të lëshuara nga një gjykatës i procedurës paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës./UBTNews

Exit mobile version