Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka reaguar pas thirrjes së PDK-së që ministrja e Financave, Hykmete Bajrami të japë dorëheqje.
Në reagimin e tij, Mustafa thekson se ‘ministrja Bajrami nuk është aty për tu dorëzuar para hajdutëve duke krijuar boshllëk për fshehjen e gjurmëve të vjedhjes së parasë publike, por për tu ballafaquar me krimin dhe me hajdutët, ashtu siç po vepron me të drejtë ajo’.
Mustafa ka kërkuar nga organet shtetërore ta zbardhin rastin.
“Krimi, korrupsionin dhe plaçkitja e parasë publike ka adresë. Ftoj të gjitha organet shtetërore të punojnë për zbardhjen e shpejtë të këtij rasti, që të kthehen paratë e vjedhura nga Buxhetini Shtetit dhe kriminelët të përgjigjen para ligjit.”, shkroi Mustafa në Facebook./UBTNews