UBT News

Mustafa liston arsyet që sipas tij çuan në shkarkimin e Arifit

Qeveria serbe me 18 prill ka shpërndarë Kuvendin e Komunës të Preshevës, duke mos dhënë arsye. Me ç’rast i ka përfunduar mandati kryetarit të deritanishëm të komunës, Shqiprim Arifi.

Këtë shkarkim Arifi përmes një postimi në rrjetin social Facebook e quajti arbitrar. Ndërkohë është krijuar një organ i përkohëshëm deri zgjedhjet e ardhshme lokale, me në krye Ragmi Musaftën.  Ky i fundit në një intervistë për UBTnews thotw se Arifin nuk e shkarkoi qeveria por ai shkarkoi vetëvetën.

“Ka sikronizuar për të derdhur lotë krokodili për t’u viktimizuar, për të bërtitur dhe ankuar nga qeveria në Beograd dhe Presidenti i Serbisë sikur ata e kanë shkarkuar, jo ai ka shkarkuar vetveten sepse ai nuk ka qenë i aftë ta mbajë shumicën, nuk ka qenë i shkathtë të organizojë pushtetin vendor”, deklaroi ai.

E deri te shkarikimi i kryetarit të deritanishëm të Preshevës, ndikim të madh kishte edhe përshirja e ambasadorëve të akredituar në Serbi.

“Pas nëntë muajsh ndodhi sepse u angazhuan ambasadori Hill i SHBA-së, ambasadori i Organizatës së Sigurimeve dhe Bashkëpunimit Evropian me seli në Beograd sepse kanë ditur situatën në Preshevë. Ata komunikojnë vazhdimisht edhe me partitë politike opozitare dhe në këtë rast në sensin e presionit të opozitës serbe në Beograd që zgjedhjet lokale për komuna të bëhën njëkohësisht me zgjedhjet e Beogradit, pra të përsëriten ato të 17 dhjetorit tani me 2 qeshor inkoperuan edhe komunën e Preshevës”, tha ai.

Kjo është hera e tretë që Qeveria e Serbisë emëron Autoritetin e Përkohshëm për të udhëhequr Preshevën në shtatë vjetët e fundit. Gjatë këtyre shtatë vjetëve këto do të jenë zgjedhjet e katërta lokale.

Votimet lokale në Serbi do të mbahen me 2 qershor në më shumë se 80 qytete dhe komuna./UBTNews/

Realizoi: Fjolla Gashi

Exit mobile version