UBT News

Mustafa e konfirmon dorëheqjen

Isa Mustafa e ka konfirmuar dorëheqjen nga pozita e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Pas mbledhjes së partisë, Mustafa deklaroi se rezultati i zgjedhjeve ishte shumë i keq, rezultat që s’e kanë pritur fare.

“E kishim mbledhjen e kryesisë së LDK që e thirra unë pas rezultateve të zgjedhjeve. Rezultati ishte shumë i keq për LDK, rezultat s’e kemi pritur fare edhe nga takimet ne terren dhe puna që e ka bërë Hoti, sepse vlerësojmë se ka bërë një punë mjaft të mirë, të suksesshme. E kam njoftuar kryesinë se do ta pres kuvendin e LDK për zgjedhjen e kryetarit të ri të LDK, në një periudhë shumë të shpejtë kohore, i kemi 60 ditë për ta bërë këtë, por do ta bëjë”, deklaroi ai.

Ish-kryetari i LDK-së njoftoi se ende nuk kanë zgjedhur ushtrues detyre të partisë./UBTNews

Exit mobile version