Kryetari i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka mbajtur sot takim me deputetët e zgjedhur të kësaj partie.
Besian Mustafa nga LDK-ja para mediave nuk ka dhënë shumë detaje rreth takimit, vetëm se theksoi se ky ishte një takim konsultativ.
“Sot kryetari Abdixhiku ka mbajtur një takim konsultativ me deputetë për të diskutuar për procesin e seancës themeluese të Kuvendit”, deklaroi ai.
Ndërsa të premten Abdixhiku do të takohet me kandidaten për presidente, Vjosa Osmani dhe me kandidatin për kryeministër, Albin Kurti./UBTNews