UBT News

Musliu-Veliut: Pas debaklit në Podujevë do ta ketë problem me dit rrugën për Kuvend

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu në seancën e kaluar e shpalli në kërkim ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliu. Ndërkaq sot në formë ironie ajo deklaroi se Veliu dje u gjet në Podujevë, meqë dje u mbajtën zgjedhjet e jashtëzakonshme në këtë komunë.

“Dje e gjetën mediat ka qenë në Podujevë. Mendoj që pas debaklit që ka pësuar në Podujevë ka me pasë telashe me u kthjell dhe me dit rrugën për Kuvend. I uroj shërim të shpejtë emocional”, deklaroi ajo në seancën e Kuvendit./UBTNews

Exit mobile version