UBT News

Musliu tregon për cilat tema bashkëbiseduan me drejtorin e AKI-së

Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Ganimete Musliu pas përfundimit të takimit me drejtorin e AKI-së, Petrit Ajeti tha se në mungesë të kuorumit me drejtorin bashkëbiseduan lidhur me raportimet për përndjekjen e gazetarëve nga AKI.

Ajo tha se deputetët e LVV-së tentuan ta pengojnë mbajtjen e Komisionit, madje edhe këtë bashkëbisedim.

Musliu tha se nga Ajeti kërkuan që të mos bie pre e presioneve por të respektoj ligjet dhe kushtetutën e Kosovës.

Exit mobile version