UBT News

Musliu-Shoshi: Vendimi i dyshes Kurti-Osmani për ambasadorët, skandaloz dhe i dëmshëm

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi në një konferencë për medie ka kritikuar vendimin e Qeverisë dhe presidentes Vjosa Osmani për tёrheqjen e Ambasadorёve tё Republikёs sё Kosovёs nga misionet diplomatike, raporton Ekonomia Online.

Musliu-Shoshi ka thënë se këto veprime e rrezikojnё funksionimin e shёrbimit tё jashtёm tё Republikёs sё Kosovёs, si dhe limiton aftёsitё dhe mundёsitё e Kosovёs pёr tё qenё aktive nё arenёn ndёrkombёtare, pikёrisht kur bota po del nga pandemia.

“Tёrheqja e Ambasadorёve pa njё plan, pa njё vlerёsim tё punёs sё tyre, dhe mbi tё gjitha nё mёnyrё tё padinjitetshme karshi punёs dhe integritetit tё tyre, tregon qё kjo qeveri nuk e ka idenё se si tё pёrfaqёsojё Kosovёn jashtё vendit dhe si tё sillet me shtetet me tё cilat Kosova ka marrёdhёnie diplomatike”, ka thënë ajo.

Musliu-Shoshi ka theksuar se tërheqja e Ambasadorit nga Haga tregon se Qeveria Kurti po synon ta vështirësojë edhe më tej mbrojtjen e çlirimtarëve në Gjykatën Speciale.

“Ёshtё skandaloze, por pjesё e veprimeve tё javёve tё fundit, qё Kosova tё tёrheqё Ambasadorin nga Haga, i cili përveç që njeh veprimtarinё e Gjykatёs Speciale dhe komunikimin me tё nё emёr tё shtetit tё Kosovёs, ka pasur marrёdhёnie dhe kontakt personal me tё gjithё çlirimtarët qё po mbahen padrejtësisht nё Hagё, si ish-presidenti Thaçi, ish-kryetari Veseli dhe të tjerë”, ka thënë ajo.

Exit mobile version