UBT News

Musliu-Shoshi pas deklaratës së Osmanit: Më mirë vonë se kurrë

Pas deklaratës që presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dhënë rreth mosinformimit të ministres së Jashtme, Donika Gërvalla e cila ditë më parë kishte dërguar një letër në Këshillin e Evropës kanë pasuar reagimet nga personalitete të shumta.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu Shoshi ka thënë se Presidentja, si përfaqësuese e unitetit të popullit, është dashur të shpërfaqë të vërtetën e keq-qeverisjes së Albinit, shumë më herët.

“Më mirë vonë se kurrë! Presidentja, si përfaqësuese e unitetit të popullit, është dashtë të shpërfaq të vërtetën e keq-qeverisjes së Albinit shumë më herët. Tashmë dëmi është bërë, por e vërteta e dështimit po dihet qartë!”, ka thënë Musliu-Shoshi.

Exit mobile version