Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu Shoshi, ka kritikuar deputetët tjerë të Kuvendit të Kosovës që sot miratuan Projektligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM), i cili mes tjerash parasheh licencimin e mediave online, monitorimin e tyre dhe gjoba deri në 40 mijë euro.
“Albini dëshiron të jetë një Hugo Çavez, por në kohë dhe vend të gabuar!”, shkroi ajo.
Kjo qeveri, shkruan deputetja e PDK-së, “sot me aprovimin e ligjit të KPM-së ka dëshmuar se qëllimi është të vendosen themelet e sistemit autoritar dhe të fundoset demokracia!”.
“Qeveritë me prirje autoritariane, siç është qeverisja e Kurtit, sulmin e parë e drejtojnë kundër institucioneve demokratike. Tentimi është pikërisht vullneti për t’i kufizuar liritë civile të gjithë zërave kritik, e në veçanti MEDIAN”, përfundoi ajo.