Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka kërkuar nga Prokuroria të bëjë hetim të plotë ndaj koordinatores së komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali.
Ajo në seancën e jashtëzakonshme në Kuvend, ku po diskutohet për “skandalet” në KEK, tha se llogaridhënie duhet të jep edhe kryeministrit Albin Kurti dhe secili, siç e vlerësoi ajo që është dirigjuar nga Mihali.
“Kosova nuk është pronë e Albin Kurtit. Albin Kurti ka vetëm një mandat qeverisës. Prandaj kërkojmë hetim të plotë të veprimtarisë së Dejona Mihalit dhe kërkojmë llogaridhënie të Albin Kurtit dhe secilit që u dirigjua nga kjo femër. Nga kjo foltore sot dua t’iu bëjë thirrje Albin Kurtit dhe ministrave të tij që të ndalin luftën dhe urrejtjen ndaj kategorive të dala nga lufta dhe me theks të veçantë ndaj veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, theksoi ajo.