Njohësi i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu ka komentuar sërish zhvillimet e fundit në Kosovë, përfshirë situatën me Serbinë.
Musliu përmes një postimi në Facebook ka thënë se nuk do të ketë luftë në Kosovë, por që në Serbi po vazhdon lufta hibride.
“Nuk po dihet më se çka do të ndodhë me raportet e tyre me Rusinë. E di se, Rusia kontrollon grupet kriminale në Serbi, bashkë me Vuçiqin brenda tyre”, ka shkruar Musliu.
Ai ka thënë se Vuçiq po dëshiron që të dalë “pa u lagur” nga këto grupe kriminale.