Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka refuzuar një dhuratë për fundvit nga kryeministri Albin Kurti.
Në një video të publikuar në Facebook, Musliu ka thënë se Kurti e ka shndërruar rolin e kryeministrit në babadimër.
Ajo ka akuzuar Kurtin se i ka lënë pa proteza invalidët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Albin Kurti i cili rolin e Kryeministrit e ka shndërruar në Babadimër, për një vit rresht u tall me Kuvendin e Kosovës dhe tentojë të poshtërojë e denigrojë deputetet paska zgjedhë që me para të qytetarëve të na dhurojë dhurata për vitin e ri. Unë nuk mund të pranoj dhurata nga Albin Kurti i cili i la pa proteza invalidët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës prandaj sot ja ktheva personalisht dhuratën”, ka shkruar ajo në Facebook.