Shefi Ekzekutiv i Tesla Inc, Elon Musk u tha punonjësve se ata nuk duhet të “shqetësohen nga marrëzia e tregut të aksioneve” pasi aksionet e kompanisë ranë gati 70% këtë vit për shkak të shqetësimeve për zbutjen e kërkesës për automjete elektrike dhe shpërqendrimit të Musk për shkak të drejtimit të platformës Twitter.
Në një email dërguar stafit të mërkurën, Musk tha se ai beson se në periudhë afatgjatë, Tesla do të jetë kompania më e vlefshme në tokë.
Po ashtu, ai u bëri thirrje punonjësve që të rrisin dërgesat në fund të këtij tremujori, pasi Tesla ofroi zbritje në automjetet e tij në Shtetet e Bashkuara dhe Kinë.
Analistët presin që Tesla të dorëzojë 442 mijë e 452 automjete në tremujorin e katërt, sipas të dhënave të Refinitiv./UBTNews/