CEO i Tesla Elon Musk tha se qeveria Amerikane duhet të shmangë rregullimin e tregut të kriptomonedhave.
“Nuk është e mundur dhe besoj se do ta shkatërronte industrinë. Megjithatë qeveria ka fuqinë të ulë ritmin e avancimit të saj”, tha Musk në Code Conference në Beverly Hills të Kalifornisë.
Përgjigja e tij erdhi ndaj një pyetjeje të bërë nga kolumnistja e New York Times Kara Swisher. Pyetja e saj ishte nëse qeveria Amerikane duhej të përfshihej në rregullimin e kriptomonedhave.
“Ajo që do të thoja unë është që qeveria të mos bëjë asgjë”, tha Musk.
Tesla në fillim të këtij viti bleu 1.5 miliard dollarë në bitcoin. Me rritjen e çmimit të bitcoin ajo vlerë shkoi në 2.5 miliardë dollarë. Që atëherë kriptomonedha ka shënuar rënie.
Pavarësisht mbështetjes së tij ndaj kriptomonedhave, Musk tha se kriptomonedhat nuk kanë përgjigjet për të gjitha sëmundjet e shoqërive sot. “Nuk janë ndonjë ekspert i kriptomonedhave, dhe ato kanë një farë vlere, por nuk i shoh si ardhja e dytë e mesisë”./PCWorld Albanian