Miliarderi Elon Musk tha sot se blerja e Twitter-it nuk do të realizohej nëse atij nuk i jepeshin garancitë rreth llogarive “spam” apo false që ai thotë se e dëmtojnë platformën, duke e komplikuar më tej ofertën e tij për gjigantin e mediave sociale.
Musk aktualisht renditet nga Forbes si personi më i pasur në botë, me një pasuri prej rreth 230 miliardë dollarësh, pjesa më e madhe në aksione të Tesla-s.
Megjithatë, oferta e tij prej 44 miliardë dollarësh për të blerë Twitter tani është ” pezulluar përkohësisht” në pritje të përgjigjieve rreth vlerësimeve të kompanisë së mediave sociale për numrin e llogarive false, ose “bots”.
“Dje, CEO i Twitter refuzoi publikisht të tregojë prova për <5%” shkroi Musk në Twitter, i cili ka pothuajse 94 milionë ndjekës në rrjetin social.
“Kjo marrëveshje nuk mund të ecë përpara derisa ai ta bëjë [këtë]”.
Shefi ekzekutiv i Twitter, Parag Agrawal, ka thënë se platforma pezullon çdo ditë më shumë se gjysmë milioni llogari në dukje false çdo ditë, zakonisht para se ato të shihen, dhe bllokon miliona të tjera në javë që dështojnë kontrollet për t’u siguruar se ato kontrollohen nga njerëz dhe jo softuerë.
Disa raporte tregojnë se më pak se pesë përqind e llogarive aktive çdo ditë në Twitter janë ‘spam’, por kjo analizë nuk mund të realizohet jashtë kompanisë për shkak të nevojës për të mbajtur private të dhënat e përdoruesve, pretendoi Agrawal.
Miliarderit të Tesla-s nuk i pëlqeu pretendimi i Agrawal-it.
“Pra, si e dinë reklamuesit se çfarë po marrin për paratë e tyre?” Musk postoi në Twitter në një përgjigje të mëvonshme për nevojën për të dëshmuar që përdoruesit e Twitter janë njerëz të vërtetë.
“Kjo është thelbësore për shëndetin financiar të Twitter”.
Megjithatë procesi i përdorur për të vlerësuar se sa llogari janë të tilla është ndarë me Musk, këmbënguli Agrawal./UBTNews/