UBT News

Musk thotë se mosmarrëveshja me Apple është zgjidhur

Miliarderi Elon Musk ka thënë se ai dhe shefi i Apple, Tim Cook e kanë “zgjidhur keqkuptimin” lidhur me heqjen e mundshme të Twitter nga dyqani i aplikacioneve.

Të hënën, Musk akuzoi gjigantin Apple se kërcënoi me largimin e platformës nga dyqani i aplikacioneve dhe tha se ka ndalur shumicën e reklamave të saj në platformë.

Por shefi i Twitter-it shkroi të mërkurën se: “Tim e kishte të qartë se Apple nuk e kishte menduar kurrë ta bënte këtë”.

Musk nuk dha detaje nëse u diskutua rreth reklamave gjatë këtij takimi.

Takimi mes dy liderëve të teknologjisë vjen në periudhën kur shumë kompani kanë ndalur shpenzimet në Twitter mes shqetësimeve rreth planeve të Musk për moderimin e faqes, një goditje e madhe për kompaninë, e cila mbështetet në shpenzime të tilla për të siguruar pjesën më të madhe të të ardhurave të saj./UBTNews/

Exit mobile version