UBT News

Musk thotë se fundi i vitit 2023 “është koha e duhur” për të zgjedhur kreun e ri të Twitterit

Shefi Ekzekutiv i platformës Twitter, Elon Musk njoftoi të mërkurën se fundi i vitit 2023 do të ishte “koha e duhur” për të zgjedhur dikë tjetër që do ta drejtonte Twitterin, periudhë kjo që ai pret të jetë stabile.

“Unë mendoj se duhet ta stabilizoj organizatën dhe thjesht të sigurohem se është në një vend financiarisht të shëndetshëm dhe që udhërrëfyesi i produktit të jetë i përcaktuar qartë”, tha Musk në Samitin e Qeverisjes Globale në Dubai.

“Nuk e di, mendoj se ndoshta nga fundi i këtij viti do të ishte koha e mirë për të gjetur dikë tjetër për të drejtuar kompaninë, sepse mendoj se duhet të jetë në një pozicion të qëndrueshëm përreth, e dini, në fund të këtij viti”, tha ai.

Më 21 dhjetor, Musk shkroi në Twitter se do të japë dorëheqje si shef ekzekutiv i platformës. Musk shtoi se ai “thjesht do të drejtonte ekipet e softuerit dhe serverëve”.

Para pak kohësh Musk bëri një sondazh nëse ai duhet të largohej nga posti i CEO-s së Twitterit, dhe shumica e të anketuarve thanë se ai duhet ta bëjë këtë./UBTNews/

Exit mobile version