Miliarderi Elon Musk tha të hënën se do të lansojë një platformë të inteligjencës artificiale të cilën ai e quan “TruthGPT”, për të sfiduar ofertat nga Microsoft dhe Google.
Ai e kritikoi OpenAI që mbështetet nga Microsoft, firmën që qëndron pas sensacionit të chatbot-it ChatGPT, që e trajnoi inteligjencën artificiale “për të gënjyer” dhe tha se OpenAI tani është bërë një “burim i mbyllur”, organizatë “fitimprurëse” “aleate e ngushtë me Microsoft-in”.
Gjithashtu ai e akuzoi edhe Larry Page, themeluesin e Google, që nuk po e merr parasysh sigurinë e inteligjencës artificiale.
“Unë do të fillojë diçka që unë e quaj ‘TruthGPT’, ose një AI që kërkon të vërtetën maksimale dhe që përpiqet të kuptojë natyrën e universit”, deklaroi Musk në një intervistë.
Ai tha se TruthGPT “mund të jetë rruga më e mirë drejt sigurisë”./UBTNews/