Miliarderi Elon Musk shiti 22 milionë aksione të tjera të Tesla-s, në vlerë 3.6 miliardë dollarë.
Musk shiti aksionet të hënën, të martën dhe të mërkurën e kësaj jave. Shitjet u zbuluan në një paraqitje të SEC të mërkurën mbrëma.
Musk nuk zbuloi arsyen e shitjeve. Këto janë shitjet e tij të para të aksioneve të Tesla-s që nga fillimi i nëntorit, kur ai shiti 19.5 milionë aksione menjëherë pas finalizimit të blerjes së platformës Twitter.
Para se Musk të fillonte përpjekjet e tij për të blerë Twitter, ai rrallë shiste aksione të Tesla-s. Zakonisht shitjet e tij ndodhnin në periudhën kur i duhej të paguante taksat për ushtrimin e veprimtarisë. Por që nga planet e para për të blerë Twitter në muajin prill, ai ka shitur një total prej 22.9 miliardë dollarësh aksione të Tesla-s./UBTNews/