UBT News

Musk prezanton robotin humanoid Optimus

Miliarderi teknologjik, Elon Musk ka prezantuar prototipin më të fundit të një roboti humanoid që po zhvillohet nga kompania e tij e makinave elektrike, Tesla. Optimus u shfaq në skenë gjatë një eventi të Silicon Valley.

Kryeshefi ekzekutiv i Teslas tha se roboti është ende në proces pune, por mund të dalë në shitje pas disa vitesh.

Robotët e tregut masiv të Tesla-s do të testohen duke punuar në fabrikat e makinave, thonë inxhinierët e kompanisë.

Prototipi u shfaq në skenë gjatë një prezantimi vjetor të ditës së Inteligjencës artificiale të Teslas.

Njerëzve iu shfaq një video e Optimus duke kryer detyra të thjeshta, të tilla si ujitja e bimëve, mbajtja e kutive dhe ngritja e shufrave metalike./UBTNews/

Exit mobile version