Miliarderi Elon Musk tha se po i zhvendos kompanitë e tij jashtë Kalifornisë. Në dy postime në rrjetin “X” të martën, miliarderi tha se do të zhvendosë kompaninë SpaceX nga Hawthorne i Kalifornisë në Starbase të Teksasit. Kurse rrjeti social “X” do të zhvendoset nga San Francisko në Austin në Teksasit.
Musk tha se akti i sigurisë, një ligj i nënshkruar nga Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, i cili do t’ua ndalojë distrikteve shkollore që të kërkojnë nga mësuesit të informojnë prindërit nëse një fëmijë dëshiron të identifikohet nga një gjini tjetër, ishte “gjëja e fundit e padëshirueshme”.
“Për shkak të këtij ligji dhe shumë të tjerëve që i paraprinë atij, duke sulmuar familjet dhe kompanitë, SpaceX tani do të zhvendosë selinë e saj nga Hawthorne, Kaliforni, në Starbase, Teksas”, postoi Musk në “X”.
Në vitin 2021, Musk tha se do ta zhvendosë kompaninë Tesla nga Bay Area në Austin të Teksasit./UBTNews/