UBT News

Musk planifikon t’i largojë nga puna 75% të stafit të Twitter

Miliarderi Elon Musk u tha investitorëve të mundshëm se ai planifikon të largojë nga puna gati 75% të stafit të Twitter në kuadër të marrëveshjes së tij për të marrë nën kontroll kompaninë e mediave sociale, raportoi të enjten Washington Post.

Largimet e punëtorëve nga puna priten gjatë muajve të ardhshëm, pavarësisht se kush e zotëron kompaninë, thuhet në raportin e Washington Postit, ku janë cituar intervista dhe dokumente.

Lajmi për planet e Muskut, nëse ai përfundimisht e merr nën kontroll kompaninë, vijnë në një moment të vështirë për Twitter. Në muajin korrik kompania njoftoi se ka “ngadalësuar ndjeshëm punësimin” pas rënies ekonomike në industrinë e teknologjisë.

Raportohet se për shkak të dramës së krijuar në lidhje me blerjen e Twitterit, punonjësit po largohen nga puna. Twitter është përfshirë në një betejë ligjore me miliarderin për muaj të tërë pasi Musk u përpoq të largohej nga marrëveshja e blerjes prej 44 miliardë dollarësh, por që u rikthye në fillim të këtij muaji duke thënë se dëshiron ta blejë këtë rrjet social./UBTNews/

Exit mobile version