UBT News

Musk përplaset me Apple për reklamat në Twitter

Miliarderi Elon Musk e akuzoi kompaninë Apple për siç tha ai se gjiganti teknologjik e kërcënoi Twitterin se do ta bllokonte nga dyqani i saj i aplikacioneve, pa dhënë detaje të tjera në një seri postimesh të hënën. Sipas Musk, prodhuesi i iPhoneve ka ndalur reklamat në platformë.

Kryeshefi ekzekutiv i Twitterit dhe Tesla-s tha se Apple po i bën presion Twitterit mbi kërkesat për moderimin e përmbajtjes.

Firma më e vlefshme në botë shpenzoi rreth 131 mijë e 600 dollarë për reklama në Twitter mes periudhës 10 dhe 16 nëntor, nga 220 mijë e 800 dollarë që u shpenzuan mes 16 dhe 22 tetorit, një javë para se Musk të mbyllte marrëveshjen me Twitter, sipas firmës matëse të reklamave Pathmatics./UBTNews/

Exit mobile version