Miliarderi i teknologjisë, Elon Musk, paralajmëroi senatorët në një mbledhje private në Capitol Hill të mërkurën se inteligjenca artificiale përbën një “rrezik civilizimi” për qeveritë dhe shoqëritë, sipas një senatori që ishte prezent.
Musk i bëri komentet e tij në një samit të parë në llojin e tij me dyer të mbyllura, takim ky që përfshinte gjithashtu Mark Zuckerberg, Bill Gates, Sundar Pichai dhe Sam Altman. 100 senatorë ishin të ftuar, megjithëse jo të gjithë morën pjesë.
Teksa u largua nga Kapitol pas disa orësh, Musk – personi më i pasur në botë – e quajti mbledhjen “historike”. Ai gjithashtu miratoi idenë e një agjencie të re federale për të mbikëqyrur AI dhe përsëriti paralajmërimin e tij se inteligjenca artificiale përbën një rrezik të jashtëzakonshëm.
“Pasojat e gabimit të inteligjencës artificiale janë të rënda, kështu që ne duhet të jemi proaktivë dhe jo reaktivë”, tha Musk.
“Çështja është me të vërtetë një rrezik civilizimi. Nuk është si … një grup njerëzish përballë një tjetri. Është sikur, hej, kjo është diçka që është potencialisht e rrezikshme për të gjithë njerëzit kudo”, tha ai./UBTNews/