UBT News

“Musk nuk është mbi ligjin”

Një rregullator amerikan thotë se po i vëzhgon ngjarjet në Twitter me “shqetësim të thellë” pasi disa zyrtarë kryesorë të platformës Twitter raportohet se janë larguar nga puna.

Komisioni Federal i Tregtisë (FTC) thotë se shefi i ri ekzekutiv, Elon Musk “nuk është mbi ligjin”.

Situata e kompanisë nuk është edhe aq e mirë qëkur Musk filloi të pushonte mijëra punonjës nga puna javën e kaluar.

Që nga marrja e detyrës, Musk ka shkarkuar ish-shefin ekzekutiv, Parag Agrawal dhe drejtues të tjerë të lartë. Nga puna janë larguar gjithashtu edhe shefat e reklamave dhe marketingut të kompanisë./UBTNews/

Exit mobile version