Elon Musk ka mohuar një raportim të New York Times se ai po planifikon të pushojë nga puna punonjësit e Twitterit para fillimit të muajit të ardhshëm për të shmangur pagesat. Duke iu përgjigjur një përdoruesi të Twitter-it i cili e pyeti atë rreth raportit, Musk tha: “Kjo është e rreme”.
Javën e kaluar, Musk përfundoi blerjen e platformës së mediave sociale prej 44 miliardë dollarësh pas disa muajsh betejash ligjore.
Blerja solli largimin e shefave kryesorë të firmës, përfshirë edhe shefin ekzekutiv, kryetarin dhe shefin e financave.
Në fundjavë, New York Times raportoi se Musk ka urdhëruar shkurtime të mëdha të vendeve të punës në të gjithë fuqinë punëtore të Twitter./UBTNews/