UBT News

Musk kërcënon të tërhiqet nga marrëveshja me Twitter

Elon Musk ka kërcënuar se do të tërhiqet nga marrëveshja 44 miliardë dollarëshe me rrjetin social Twitter, duke e akuzuar platformën se ka dështuar kërkesat e tij për të mësuar më shumë rreth bazës së saj të përdoruesve.

Në një letër të dorëzuar te rregullatorët, Musk tha se ka të drejtë të bëjë matjen e llogarive të padëshiruara.

Me letër zyrtarizohet mosmarrëveshja që ekziston tash e disa javë pasi Musk deklaroi se është në pritje të informacioneve të mëtejshme. Kurse nga ana tjetër, Twitter ka mbrojtur vlerësimet e tij.

Por Musk ka thënë se beson se llogaritë e padëshiruara dhe të rreme përfaqësojnë një pjesë shumë më të madhe se më pak se 5% e përdoruesve të përditshëm që Twitter raporton publikisht./UBTNews/

Exit mobile version