UBT News

Musk i thotë stafit të Twitterit se puna në distancë do të marrë fund

Mediat e huaja raportojnë se miliarderi Elon Musk i ka thënë stafit të Twitterit se puna në distancë do të marrë fund dhe se do të vijnë “kohë të vështira”.

Në një email drejtuar stafit, pronari i Twitterit tha se punëtorët do të punojnë nga zyra për të paktën 40 orë në javë, raporton Bloomberg.

Kompania që ndodhet në San Francisko i tha stafit të saj në maj të vitit 2020 se ata mund të punojnë nga shtëpia “përgjithmonë” nëse dëshirojnë, sepse kompania besonte se kjo prodhoi sukses gjatë periudhës së COVID-19./UBTNews/

Exit mobile version