UBT News

Musk i thotë stafit të Twitterit: Punoni më shumë orë ose largohuni

Sipas raportimeve të mediave të huaja, Elon Musk i ka thënë stafit të kompanisë Twitter se ata duhet të angazhohen për të punuar me “orë të gjata dhe me intensitet të lartë” ose përndryshe të largohen nga kompania.

Në një email drejtuar stafit, pronari i ri i Twitterit tha se punëtorët duhet të pajtohen me këtë politikë nëse duan të qëndrojnë, raporton Washington Post.

Në emailin e tij drejtuar stafit, Musk tha se Twitter “do të duhet të jetë jashtëzakonisht i fuqishëm” në mënyrë që të ketë sukses, raporton BBC.

“Kjo do të thotë të punosh me orë të gjata me intensitet të lartë. Vetëm performanca e jashtëzakonshme do të jetë një notë kaluese”, tha ai.

Ai shtoi: “Çfarëdo vendimi që merrni, ju falënderoj për përpjekjet tuaja për ta bërë Twitterin të suksesshëm”./UBTNews/

Exit mobile version