UBT News

Musk bën thirrje për shkarkimin e shefit të Disneyt

Multi-miliarderi Elon Musk tha se shefi i kompanisë Disney, Bob Iger, duhet “të shkarkohet menjëherë” pasi kompania pezulloi reklamimin në platformën “X”.

Reagimi i tij erdhi vetëm një javë pas ofendimit që ua bëri kompanive të cilat iu bashkuan bojkotit të reklamave në këtë platformë, e cila më parë njihej si Twitter. Disa firma kanë pezulluar reklamimin në “X” pas shqetësimeve mbi antisemitizmin.

Musk gjithashtu akuzoi Disneyn për reklamim në platforma të tjera duke lejuar materiale kontradiktore. Ai akuzoi edhe kompanitë sikurse Disney, Apple dhe Comcast se janë përpjekur ta shantazhojnë atë./UBTNews/

 

Exit mobile version