Miliarderi Elon Musk e ka vënë në rrezik të ardhmen e tij në krye të Twitter-it, duke postuar një sondazh përmes së cilit ai i pyet njerëzit se a duhet të largohet nga pozita si CEO. Ai madje u zotua se do t’iu përmbahet rezultateve të sondazhit.
“A duhet të largohem si kreu i Twitter?” ai shkroi në Twitter, duke u kërkuar përdoruesve të faqes që të klikojnë po ose jo.
“Unë do t’i përmbahem rezultateve të këtij sondazhi”, shkroi ai tutje.
Musk bëri një seri ndryshimesh qëkur mori drejtimin e kompanisë në muajin tetor. Ai ka krijuar një sërë polemikash, përfshirë largimet nga puna, rikthimin e disa llogarive të ekstremit të djathtë dhe pezullimin e disa gazetarëve./UBTNews/