UBT News

Murati tregon numrin e të punësuarve me “Superpuna”

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se nga skema e mbështetjes “Superpuna” janë 7 mijë e 786 të rinj përfitues të punësuar.

Sipas tij, prej tyre, 3 mijë e 914 vajza dhe 3 mijë e 872 djem.

Ai ka thënë se në total janë 5 mijë e 832 biznese që deri më tani kanë përfituar nga skema e mbështetjes për punësimin e të rinjve.

“Në total janë 5,832 biznese që deri më tani kanë përfituar nga skema e mbështetjes për punësimin e të rinjve. Qeveria për Rininë! Qeveria për Ekonominë!”, ka shkruar Murati në Facebook.

Exit mobile version