UBT News

Murati thotë se qarkullimi i bizneseve ka rritje, i reagon Bajrami: Çka ke bërë për sektorin privat

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se qarkullimi i bizneseve për muajt janar dhe shkurt të këtij viti, krahasuar me vitin 2023, shënon rritje prej +4.8%. Murati ka shkruar në Facebook se këto janë të dhënat zyrtare të deklaruara në ATK.

“Çdo pretendim tjetër nëpër studio televizive ose është i keqinformuar, ose qëllimkeq. Ndërmarrësit tanë e bizneset tona e kanë dëshmuar tash e sa kohë që u bëjnë ballë të gjitha sfidave”, ka shkruar ai.

Atij i ka reaguar deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami duke ia kujtuar se eksportet e Kosovës të vitit 2023 janë për 6% me të ulëta se ato të vitit 2022.

“Për këtë s’po flet a? Çka ke bë ministër për sektorin privat që po krenohesh me qarkullimin e tyre, përveç që iu ke marrë taksat dhe i ke shpërnda në formë të karrameleve. Në mandatin e juaj: Investiemt kapitale të nivelit qendror janë të njëjta me ato të vitit 2017, plus ti ke inflacion 23% në tri vitet e fundit, bizneseve u është dyfyshu tatimi në pronë, bizneseve u është rritë çmimi i energjisë, bizneset për shkak të sanksioneve që ju e keni futë vendin e kanë pasë shumë më vështirë me i mirëmbajtë kontratat me partnerët e tyre jashtë dhe për atë arsye eksporti në vitin 2023 është për 6% me ulët se ai i vitit 2022. Që dy vjet e ke drejtorin e ATK-së pa mandat, të emëruarin e PDK-së në kohën e Bedri Hamzës ministër i financave, çka me të thanë…E sa ju përket atyre që po themi në studio merr leje ndonjë ditë, gjeje guximin e hajde përballemi”, ka shkruar ajo në Facebook.

Exit mobile version