UBT News

Murati: Rreth 26 mijë familje në skemën sociale sot marrin dyfishin e vlerës

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka njoftuar se sot në kuadër të pakos mbështetëse rreth 26 mijë familje në skemën sociale do të marrin dyfishin e vlerës.

Murati përmes një postimi në Facebook ka thënë po ashtu se shtesa prej 100 euro u është shpërndarë rreth 280 mijë pensionistëve.

“Me datën 15 prill, shtesa prej 100 euro u është shpërndarë rreth 280 mijë pensionmarrësve. Ndërsa sot, në kuadër të pakos mbështetëse, rreth 26 mijë familje në skemën e ndihmës sociale do të marrin dyfishin e vlerës, tashmë të rritur”, ka thënë Murati. 

Exit mobile version